Data e lindjes së fëmijës së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po afrohet, por prindërit nuk flasin me njëri-tjetrin.

Ish-çifti s’ka “raporte të mira” dhe “urat e komunikimit” mes tyre janë “mbyllur”, kanë deklaruar burime për TMZ.

38-vjeçarja “s’do të ketë të bëjë fare” me MGK. “Kushdo pranë saj është i lumtur për këtë… Ata ndihen sikur ajo më në fund e mblodhi veten duke e nxjerrë nga jeta e saj”, tha një burim.

Marrëdhënia e tyre është “e akullt”, por mbetet “e paqartë” sesi reperi do të përfshihet në rritjen  e fëmijës.

Më parë, Megan kishte thënë se do të bashkëprindëronte me 34-vjeçarin. Në dhjetor 2024, një burim tha për Page Six se edhe ai dëshiron që “të rrisin fëmijën bashkë”.

“Colson e ka kontaktuar Megan sepse e do shumë. Ai nuk e tradhtoi, por e kupton që e ka lënduar”.

Çifti i dha fund lidhjes në nëntor 2024, vetëm pak javë pasi Megan kishte zbuluar se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Arsyeja e ndarjes ishin mesazhet me disa vajza të tjera që ajo kishte gjetur në celularin e tij./tvklan.al