Përfundimi i zgjedhjeve parlamentare, arritja e marrëveshjes për qeverinë e re si dhe temperaturat e nxehta të kësaj fundjave kanë mbi populluar plazhin e Durrësit  nga pushues të shumtë.

Ndryshe nga ditët e kaluara panorama që të ofron bregdeti i Durrësit tregon një mbipopullim, ku është rritur ndjeshëm numri i të ardhurave nga vendet shqipfolëse, të cilët i gëzohen rrezeve të nxehta të verës si dhe ujit të pastër të detit. Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron bregdeti në Durrës.

Gazetare: “Ka filluar të mbi popullohet plazhi i Durrësit?”

Qytetare 1: “Po, po se ishin përpara në pritje të rezultatit.”

Qytetare 2: “Po ka, ndryshimi duket edhe Shqipëria do bëhet me gjithë mend se Shqipëria është e jona.”

Vija bregdetare e plazhit të Durrësit ofron kushte të favorshme për të kaluar pushimet verore.

Si edhe për zhvillimin e turizmit për gjatë gjithë stinës së nxehtë të verës.

Agjencitë turistike njoftojnë se gjatë Korrikut numri i pushuesve nga Maqedonia apo nga Kosova që dynden kryesisht në plazhin e Durrësit pritet të dy apo trefishohet./tvklan.al