Këngëtarja e njohur, Demi Lovato përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ka zbuluar të dashurin e saj të ri. Konfirmimi i marrëdhënies së re vjen vetëm disa javë, pasi romanca e saj me Mike Johnson kishte përfunduar.

Demi ka preferuar ta shoqërojë foton e publikuar para pasqyrës me “emoji” zemre.
Të gjithë fansat janë kureshtarë të mësojnë më shumë për të dashurin e saj të ri. Sipas “E! News” bëhet fjalë për modelin Austin Wilson dhe janë njohur nga grupi i miqve të përbashkët.

Burimi thotë se Demi ndihet mirë me Austin, ata ndajnë vlera të njëjta dhe ai ka një ndikim pozitiv për jetën e saj. Por më e rëndësishmja është se modeli e bën të lumtur Lovaton dhe kujdeset së tepërmi për të.

Edhe Wilson ka postuar një foto teksa shihet duke përqafuar këngëtaren dhe bashkëngjitur shkruan: “Dashuria ime”. /tvklan.al