Princesha e Uellsit ka deklaruar se”nuk është ende jashtë rrezikut” dhe “kanë mbetur edhe disa muaj” për trajtimin kundër kancerit. Ajo i është nënshtruar trajtimit dhe kimioterapisë pas diagnostikimit me një lloj të sëmundjes që nuk është bërë i ditur.

Në një përditësim rreth shëndetit të saj, Kate Middleton njoftoi se të shtunën do të marrë pjesë në një angazhim publik. Njoftimi u shoqërua me një foto të re të dukeshës.

Në njoftim thuhet se ajo po ”përparon mirë”, por ka “ditë të mira dhe të këqija”.

“Në ditët kur ndihesh e dobët, e lodhur dhe duhet t’i dorëzohesh trupit që pushon. Në ditët që ndihem mjaftueshëm mirë, është gëzim që të angazhohem me shkollën, të shpenzoj kohë me gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj disa punë të vogla nga shtëpia”.

Një zëdhënës i pallatit Buckingham tha se Mbreti është “i lumtur që princesha mund të marrë pjesë”. Kuptohet që pjesëmarrja e Kate nuk është një rikthim në detyrat e plota publike.

“Shpresoj të marr pjesë në disa angzhime publike gjatë verës, por njëkohësisht e di se nuk jam ende jashtë rrezikut”, shkruan Kate.

Princesha do të marrë pjesë në paradën e ditëlindjes së Mbretit (Trooping the Colour), bashkë me familjen e saj./tvklan.al