Tirana i është kthyer normalitetit pas protestës së 7 Tetorit. Të pakta janë gjurmët që kanë mbetur në rrugë dhe në fasadat e institucioneve qeveritare.
Pastrimi i godinës së Kryeministrisë nisi që pas mesnatës, po ashtu edhe pastrimi i institucioneve të tjera qeveritare të cilat u goditën me molotov dhe tymuese nga protestuesit.
Prezencën e protestuesve të opozitës tashmë e tregojnë vetëm këto dy pankarta që kanë mbetur në tatuarin përgjatë bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa në dyert dhe fasadën e kryeministrisë vijojnë të jenë veshjet metalike që përdoren përgjatë çdo proteste të opozitës për të mbrojtur godinën.
Po ashtu edhe në fasadën e godinës së bashkisë nuk kanë mbetur shenja. Ndërkohë që në disa rrugë ka ende mbetur xhamat e thyer të tabelave të reklamave.
Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se “menjëherë pas përfundimit së protestës, kolegët e Bashkisë së Tiranës janë në terren për të pastruar kryeqytetin dhe rikthyer çdo gjë në normalitet”.
Klan News