Deklarata e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, se varrezave do tu vihet kyçi, të hënë e 28 prillit alarmoi qytetarët.
Ne e ndoqëm me shqetësim situatën dhe pamë që në dy varrezat publike të Tiranës, ajo e Tufinës dhe Sharrës, prej kohësh janë në vështirësi për vend varrime, por nuk u mbyllën për asnjë ditë.
Por frika se nuk do të ketë më vend, i ka detyruar qytetarët që të prenotojnë tokë për varre. Disa kanë prenotuar prej vitesh, si mundësi për të përzgjedhur vendin. Këto varre në dukje të tilla, brenda janë bosh.
Kjo është njëra anë. Tjetra është edhe më e çuditshme. Për të gjetur një varr duket se duhet të jesh person i njohur, ose të kesh njohje me pushtetarët.
E gjithë kjo situatë ndodh për shkak të bllokimit të buxhetit të Bashkisë nga Prefekti i Tiranës, çka ka bllokuar edhe shpronësimin e parcelave të reja në dy varrezat publike të Tiranës.