Lajme Arkiva 2003

Vënia në zbatim e ligjit të miratuar nga parlamenti për të drejtën e autorit dhe piraterinë ka dëshmuar varfërinë e programacionit në shumë televizione.

Që prej ditës kur ky ligj u kërkua me ngulm nga pronarët e disa televizioneve të mëdha ne vend filloi të zbatohej, shumë televizione në pjesën më të madhe të kohës lajmërojnë me titra se transmetimet do të rifillojnë se shpejti, ndërkohë që ka edhe televizione që pa e përfillur këtë ligj vazhdojnë të transmetojnë filma apo programe të tjera në mënyrë private.

Por mungesa e filmave të tjerë hollivudian  të cilët mund ti shikonin në ekranet e shtëpisë sonë disa muaj më parë se të shfaqeshin në kinematë evropiane, ka detyruar publikun shqiptar tu drejtohet tashmë vidiotekave, për të blerë apo për të marrë me qira filma të ndryshëm.

Qytetari: Mesa shikojmë në televizione janë shumë të mbyllura, shumë stacione të mbyllura, të cilët jepnin shumë filma të fundit të hollivudit.

Gazetarja: Ju vjen keq për këtë?

Qytetari: Normalisht po. Normalisht, po por më mirë të shkojmë në bazë të ligjit se sa ti shikojmë filmat që s’kanë dalë nëpër kinema nëpër vendet që prodhohen dhe dalin në televizion këtu në Shqipëri.

Gazetarja: Si ja bëni për të parë filmat e fundit?

Qytetari: Vidioteka, kinemaja.                                          

Gazetarja: Nuk është problem për ju?

Qytetari: Po problem është, se kishim me çfarë të shtynim kohën, tani bëjmë sikur mësojmë.

Në shumë vidioteka të qytetit edhe pse ka pak ditë që është vënë në zbatim ligji për të drejtën e autorit dhe piraterinë, numri i klientëve ka ardhur në rritje. Shqiptarët ashtu si në çdo vend tjetër të botës, do të jenë të detyruar tashmë të paguajnë për të parë një film të Al Paçinos, Xhulia Roberts apo Riçard Gir./tvklan.al