Lajme Arkiva 2003
Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e presidentit të klubit të futbollit “Vllaznia” Myftar Çela, ndihet ende e pranishme tronditja në Tuz të Malit të Zi. Kjo ngjarje ka shtuar masat e sigurisë që vetëm në qytetin e vogël të Tuz-it ku shumica e banorëve flasin shqip, por edhe në kryeqytetin malazez Podgoricë, kjo na ra në sy që në kontaktin e parë me dëshmitarë të ngjarjes, të cilët ishte e pamundur të intervistoheshin pasi vendi ku ajo ndodhi është ende në vëzhgim të policisë.
Vrasja e Myftar Çelës është e 4 e këtij tipi në 10 vitet e fundit në Malin e Zi. Për këtë arsye mesa duket dhe për faktin se shënohet një hasmëri mes dy fiseve në zë të njohur si fiset Bajraktari edhe mediat janë treguar mjaft të kujdesshme në trajtimin e ngjarjes. Asnjë foto për të dyshuarin e vrasjes Bajram Çunmulaj nuk është publikuar. Gazetat, televizionet dhe radiot janë përpjekur të shmangin çdo lloj komenti që mund të rindezë konfliktin në këtë situatë.
Nga ana tjetër punonjësit e policisë janë përpjekur të shmangin sa më tepër kamerat për të mos tërhequr sadopak vëmendjen e njerëzve aq të ndjeshëm ndaj një ngjarje të tillë.
Pak metra larg Hotel Imperial në Tuz të Malit të zi ka ndodhur vrasja e presidentit të klubit të futbollit të “Vllaznisë” Myftar Çela. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa miq të tij duke Pirë kafen në hotel, por në moment është thirrur nga i dyshuari si autor i vrasjes Çunmulaj./tvklan.al