Pasi Gjykata u dha vulën e partisë, deputetët e PD kanë kërkuar përsëri futjen e kryetarit të tyre Sali Berisha në grupin parlamentar. Deputetët shprehen se tashmë Kuvendi nuk ka më asnjë argument që mund të ndalojë Berishën të jetë anëtar i grupit.

Në përgjigje të demokratëve, teksa nuk i kurseu ironitë, nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj u kujtoi se vendimet për futjen në grup parlamentar të një deputeti nuk i merr Kuvendi, por partia.

Teksa shumica e demokratëve tashmë janë zyrtarisht PD, humbësi i vulës Lulzim Basha vendos kushte për çdo person që kërkon bashkëpunimin me të.

Gazment Bardhi nuk bëri asnjë koment për vulën në Parlament, por kërkoi sqarime nga nënkryetarja e parlamentit për arsyen pse seanca plenare u mbajt të mërkurën dhe jo ditën e enjte si zakonisht.

Deputetët e mazhorancës rrëzuan me votë dhe një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama nga Sali Berisha, edhe pse ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie.

Klan News