Ky është pasagjeri i 10 miliontë për 2024 që ka fluturuar nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Smartin Vandermej:Unë jam njeriu me fat. Ndihem i nderuar që jam në këtë aktivitet. Unë nuk kam ardhur në Tiranë si turist, por për punë, si pjesë e grupit të UNDP.

Teksa e ftoi shtetasin holandez për një udhëtim të dytë, kësaj here me familjen e tij, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një ceremoni të veçantë të organizuar me këtë rast, vlerësoi punën e bërë nga kompania në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, e cila solli edhe rritjen e numrit të pasagjerëve.

Por synimet e qeverisë nuk ndalen këtu, pasi sipas Ballukut në 2025 ka një tjetër objektiv për të arritur.

Për vitin 2025 kemi vënë target të ri, 12 milionë pasagjerë.”

Sipas saj, një zhvillim tjetër i rëndësishëm në 2025, në fushën e aviacionit civil do të jetë dhe hapja e aeroportit të Vlorës, çka pritet të sjellë edhe një ulje të mëtejshme të çmimeve për fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë.

Belinda Balluku: Vitin e ardhshëm presim hapjen e aeroportit të Vlorës që do të jetë në shërbim të plotë të qytetarëve duke ofruar çmime më të mira për biletat, më shumë destinacione fluturimesh dhe më shumë kompani ajrore në vendin tonë.

Por sipas saj, rritja e fluturimeve dhe e numrit të destinacioneve kërkon përgatitjen e profesionistëve të rinj.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri deri në Nëntor kanë hyrë 11 milionë vizitorë të huaj.

Tv Klan