Jin, anëtari i BTS sapo përfundoi ushtrinë dhe nuk humbi shumë kohë dhe u takua me fansat e tij në këtë mënyrë shumë të veçantë.


Ai përqafoi rreth 1000 fansa ndërsa dhuroi edhe një performancë për ta në Seul. Vlen të theksohet se ngjarja të cilën ai përshëndeti fansat e tij ishte e mbyllur për mediat. Artisiti u shfaq më pas në skenë duke ngarë një biçikletë në një stadium të Seulit të mbushur me rreth 4000 fansa dhe performoi këngën e tij ‘Super Tuna’.

31-vjeçari përfundoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak të mërkurën. Jin ishte anëtari i parë i grupit të njohur muzikor që u regjistrua në ushtri në dhjetor 2022. Katër anëtarët e fundit të grupit filluan shërbimin e tyre në dhjetor 2023. Ata pritet të ribashkohet si një grup i tërë në 2025 pas përfundimit të shërbimit të tyre ushtarak.

Klan News