Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Demokracia Sociale kërkon partneritet dhe vlerësime të barabarta nga partia në pushtet. Këtë deklaroi pas mbledhjes së bordit ekzekutiv, kryetari Paskal Milo.
Paskal Milo: “E rëndësishme është që të gjithë partnerët të trajtohen njësojë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtin respekt, jo për të ndarë tortën e pushtetit, por për të organizuar të gjitha potencialet intelektuale dhe profesionale që kanë partitë politike të aleancës, në mes tyre dhe Demokracia Sociale, për të përmirësuar metodën dhe përbërjen e qeverisjes.”
Në fund të muajit do të mblidhet tryeza e koalicionit për integrim, ku socialistët pritet të kënaqin kërkesat e aleatëve për pushtet ekzekutiv./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj