Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo e përshëndeti vendimin e kolegjit zgjedhor dhe të apelit për shpallejen të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve vendore në 130 qëndrra votimi për Tiranën.

Paskal Milo: “Rëndësi ka që kjo sfidë e re zgjedhore në Tiranë, sigurisht e pjesëshme, që t’u japë fund kontestimeve dhe pakënaqësive të mëtejshme, me një rezutat transparent. Nga kjo pikpamje ne vlerësojmë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 130 zona, qëndrra votimi. Si një sfidë për të majtën shqiptare në përgjithësi”.

Duke u shprehur si edhe më pare, pro kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, zoti Milo i bëri thirrje kandidatit tjetër për këtë parti Edi Rama ti kushtohet detyrës si kryetar bashkie, duke thënë se Fatos Nano nuk mund të ketë konkurencë të fortë brënda partisë.

Paskal Milo: “Ne kemi të drejtë ti sygjerojme zotit Rama që të përqëndrrohet në sfidën kryesore elektorale për bashkinë e kryeqytetit dhe të mos shpenzojë kohë dhe energji në një betejë partiake që mesa duket ka pak shanc për pushtet. Sfida kongresuale këtë rradhë ka vetëm një aktor kryesor dhe ky është zoti Nano”.

Megjithatë Milo shperhet se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brëndëshme të Partisë Socialiste, por ai nuk la pa përmendur se kryetari i Partisë Social Demokrate Gjinushi me deklaratat e tij të fundit është bërë pjesë e grupit brënda Partisë Socialiste që synon të përçajë këtë parti./tvklan.al