Moti i keq ka shkaktuar vdekjen e një personi në fshatin Goranxi të Gjirokastrës. Qëndra Kombtare Operacionale e Emergjencave Civile konfirmoi vdekjen e një personi dyzet vjeç si pasojë e një rrufeje. Një ditë më parë dy të mitur humbën jetën në Komunën Fajzë pasi u rrëmbyen nga vërshimi i ujit në përroin e Hasit. Ministri i mbrojtjes Pandeli Majko ka urdhëruar drejtorin e shtabit të përgjithshëm gjeneralin Pëllumb Qazimi për angazhimin e menjëhershëm të polumbarve të ushtrisë për gjetjen e trupave të viktimave. Ktij grupi i janë bashkuar edhe katër polumbarë të Distriktit të Dytë Detar të Vlorës. Kërkimet janë shtrirë deri në hyrjen e liqenit të Fierzës. Sipas ministrisë të pushtetit lokal si pasojë e rreshjeve dhe e përmbytjeve rezultojnë pesëdhjetë e një shtëpi të shkatrruara në shkallë vendi. Nga kto nëntëmbëdhjetë janë në qarkun e Shkodrës, dymbëdhjetë në qarkun e Kuksit, njëmbëdhjetë në qarkun e Lezhës dhe dhjetë në qarkun e Dibrës. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur është një mijë e tetqind hektarë në shkallë vendi nga të cilat gjashtëqind hektarë në qarkun e Shkodrës dhe një mijë e dyqind në qarkun e Lezhës. Informacionet e fundit nga Ministria e Pushtetit Lokal flasin për përmirsim të situatës së rrugve vetëm në qarkun e Shkodrës. Familjet e evakuuara pas përmbytjes janë rikthyer në banesat e tyre. Në Bashkinë e Fushë Arrëzit rrezikojnë të shemben tre pallate për shkak të dëmtimeve të rënda që pësuan muret mbajtse nga rreshjet e vazhdueshme. Dëmitme ka në rrugën Gjegjan-Qafë Mali e cila është njëkalimshe. Në të njëjtën gjëndje është aksi Qafë Mali-Fierzë. Vazhdojnë rrëshqitjet masive në disa segmente të veçanta në rrugët midis Fush Arrëzi-Ballë Fush Arrëz-Mit dhe Pukë-Qelezë. Në ktë rreth janë dëmtuar tetë ura të varura ndërsa në qarkun e Dibrës është dëmtuar rëndë rruga në komunën e Trebshit. /tvklan.al