Zamirën e solli në “Ka Një Mesazh Për Ty” pengu i saj i 24 viteve. Ajo ndau në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan një histori të mbushur me dashuri e respekt për prindërit e bashkëshortit me të cilët jetoi 10 vite dhe u kujdes pa kursyer asgjë.

Zamira tregoi sesi largimi drejt Belgjikës ishte një brengë për të pasi iu duk se i braktisi ndërsa me dhimbje ndau edhe momentin kur vjehrra dha shpirt në krahët e saj. Megjithatë, sa herë kthehet, ajo vijon të tregojë të njëjtin përkujdes ndaj vjehrrit, Hekuranit që e ka thirrur për ta surprizuar duke dhuruar shumë emocione.

Hekuran: Pastë uratën! S’kam çfarë them tjetër! Kam kënaqësi të madhe shumë! Nuk e dija, është gjë e papritur se ne jemi moshatarë kështu që nuk kam çfarë them! Shyqyr që erdhe mirë, të jeni mirë, me burrë, me fëmijë, me gjithë të dashur.

Zamira: Shumë faleminderit!

Hekuran: Shumë faleminderit! Paç uratën! Të rroni!

Ardit Gjebrea: Ka një mesazh për ty, do ta dëgjojmë së bashku?

Hekuran: Ta dëgjojmë!

Zamira: Baba!

Hekuran: Urdhëro!

Zamira: Unë të dua shumë, si babin tim.

Hekuran: Edhe unë të dua shumë.

Zamira: Të kam dashur dhe të respetkoj derisa ti të jesh gjallë. Unë të falenderoj sot publikisht për zemrën që ke, për fjalët e ëmbla që më ke dhuruar gjithmonë dhe që nuk je mërzitur asnjëherë, edhe pse të kam lënë vetëm. Të dua shumë, baba!

Hekuran: Ju dua shumë! Paç uratën!

Zamira: Je shumë i mirë dhe unë do të të gjendem në çdo moment kur ti të kesh nevojë, unë jam gati të sakrifikoj çdo gjë për ty. Je super! 

Në momentin e përqafimit, Zamira shkon drejt vjehrrit të saj dhe i puth dorën./tvklan.al