Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile është pastruar nga dublimet dhe tashmë një person nuk mund të ketë dy herë emrin as në listat e votimeve.

Armand Teliti: “U identifikuan në sistem 5818 persona të dubluar brenda të njëjtës zyrë të gjendjes civile, të njohura si dublime të brendshme. 45074 persona të dubluar në  ndërmjet zyrave të njohur si dublime të jashtme, në një total të përgjithshëm prej 50892 persona të dyshuar si të dubluar. Nga të dhënat e nxjerra nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i pastruar rezulton, numri total i popullsisë është 4 milion e 249 mijë e 942 shtetas.”

Nga ana tjetër Teliti theksoi, se këto lista të pastra tashmë i janë dërguar dhe KQZ-së për shmangien e pa rregullsive, si dhe në arritjen e votimeve pas lista të dubluara. 

Armand Teliti: “Numri total i zgjedhësve në republikën e Shqipërisë 3 milion e 133 mijë e 448 zgjedhës. Numri total i popullsisë i ndarë sipas qarqeve dhe njësive të qeverisjes vendore i është dërguar sot KQZ-së për të bërë të mundur procedurat e më pasme për ndarjen e mandatave etj.”

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile kjo është hera e parë ku në vendin tonë bëhet një rregullim i tillë në pastrimin e listave të dubluara dhe në efikasitetin e pritshëm që do të kenë qendrat e votimit me listat e zgjedhësve./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi