Shqipëria njihet si një vend me pasuri të mëdha arkeologjike dhe kjo pasuri e paçmuar tashmë do të mbrohet nga Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë.
Për sensibilizimin e ruajtjes së këtyre vlerave u organizua dhe seminari i parë për arkeologjinë e shpëtimit, të mbështetur nga ambasada franceze.
Ministri Pango i pranishëm në takim u shpreh se kjo do të mbushë boshllëkun që ekzistonte në fushën e arkeologjisë në vend.
Ylli Pango: “Kjo përbën një erë të re në fushën e gërmimeve të shpëtimit, në fushën e ruajtjes së monumenteve tona të kulturës, në fushën e një pune të studiuar, të organizuar për të mos lejuar në asnjë mënyrë që ndërtimet, planet e reja urbanistike të dëmtojnë atë pasuri të vyer të vendit tonë”.
Sipas specialistëve në Shqipëri janë mijëra objekte arkeologjike të zbuluara, ndërsa shumë të tjerë janë në proces restaurimi.
Ky seminar i parë i këtij lloji në Shqipëri zhvillohet bazuar në eksperiencën evropiane në fushën e arkeologjisë së shpëtimit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro