Rreth 40 mijë banorë të Patosit do të furnizohen me ujë të pijshëm falë investimit në ujësjellësin e ri.

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku u shpreh se ujësjellësi i ri pritet të përfundojë në Pranverën e vitit 2025.

Balluku shtoi se në fokus mbeten ulja e humbjeve në rrjet dhe përmirësimi i të ardhurave në këtë sektor.

Duke qene se Patosi është zonë naftëmbajtëse, nuk rekomandohet përdorimi i puseve të ujit, ndaj investimi në ujësjellësin e ri sipas Ballukut është zgjidhja për banorët.  

Klan News