Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka deklaruar mbrëmjen e së martës në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, se do të dorëhiqet nga të gjitha funksionet politike, nëse Partia Demokratike nuk fiton zgjedhjet e 28 qershorit në bashkinë e Vorës dhe zona të tjera, ku ai është aktualisht deputet i zgjedhur në votimet e 3 korrikut 2005.

Deklarata e fortë e Patozit u bë gjatë debateve të provokuara nga përfaqësuesit e opozitës në lidhje me ngjarjen e Gërdecit, zonë e cila përfshihet edhe pak ditë në zonën elektorale të zotit Patozi.

Astrit Patozi: “Më dole te Gërdeci. Ju kemi dhënë një përgjigje të merituar gjatë zgjedhjeve të Kasharit. Ku ju si forcë dolët të 4 dhe ne dolëm të parët, dhe ju e dini që Kashari është shumë pak metra jashtë Gërdecit. Por përtej kësaj, të flasim për 28 qershorin. Tani unë po të bëj këtë deklaratë solem këtu në këtë studio. Unë Astrit Patozi, Nënkryetarë i PD-së dhe Kryetar i grupit saj parlamentar, heq dorë nga aktiviteti im politik, lë karrierën time politike, të gjitha mandatet që mund të kem. Në rast se PD nuk fiton në zonën time elektorale më 28 qershor”.

Astrit Patozi dhe Ardian Kollozi, ishin 2 përfaqësuesit e listës së mazhorancës për kandidat për deputet në qarkun e Vlorës, listë që kryesohet nga Patozi. Përballë tyre në debat ishin përfaqësues të PS të cilët për më shumë së 2 orë shpallën alternativat e tyre për qarkun  Vlorës./tvklan.al