Milani ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseca! Vendimi është marrë mesnatën e djeshme pas barazimit 1-1 me Romën në San Siro.

Pas javës së 18-të të kampionatit italian, Milani ndodhet në vendit e 8-të me 14 pikë më pak se vendi i parë, çfarë mund të quhet një dështim për “kuqezinjtë”. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit kanë vendosur largimin e trajnerit që erdhi me shumë bujë në fillim të këtij sezoni.

Sipas mediave italiane me shumë gjasa trajneri i ri do të jetë Sergio Conceicao. Trajneri portugez është i lirë pas largimit në verë nga Porto.

Klan News