Aventura e Paulo Fonseca në Milan ka marrë fund. Mëngjesin e kësaj të hëne erdhi edhe njoftimi zyrtar i klubit italian. Pasi lajmi doli para ndeshjes me Romën, trajneri portugez shkonte si zakonisht në konferencë për shtyp pa e ditur ende se po shkarkohej.
Duke dalë nga stadiumi me makinën e tij, gjysmë ore pas mesnate, ai konfirmoi shkarkimin: “U largova nga Milani. Kështu është jeta. Kam një ndërgjegje të qetë, bëra gjithçka që munda.
Më herët në konferencë për shtyp, trajneri portugez kishte përsëritur sigurinë e tij në lidhje me pozicionin e tij. Trajneri i ri pritet të jetë Sergio Conceiçao.
Siç raportohet nga mediat, tekniku i ri ka nënshkruar me Milanin një kontratë gati deri në qershor 2025 me një opsion rinovimi deri në vitin 2026. Pritet që të nisë punën që në ndeshjen e Superkupës më 3 janar kundër Juventusit.
Tv Klan