Lajme Arkiva 2003

Partia e të Drejtave të Njeriut nuk negocion me Partinë Socialiste për Bashkinë e Himarës këtë e pohoi sot një nga drejtuesit e kësaj partie Ligoraq Karamelo i cili për mediat tha:

Ligoraq Karamelo: “Është për të ardhur keq që më Himarën që pa filluar zgjedhjet po abuzohet po përdoret kriteri, po del në skenë flamuri nacionalist, i cili për mendimin tim është tepër i gabuar. Ne tani për tani kemi opsionet tona që kemi kërkuar që në Himarë të na jepet mundësia për të kandiduar me kandidatin tonë”.

Ndërsa titullarët socialist janë shprehur se nuk e tolerojnë qëndrimin e tyre për Himarën. Pritet që në ditët e ardhshme të përfundojnë negociatat e zgjatura mes PS dhe PBDNJ./tvklan.al