Acarrohen marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe minoritetit grek. Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut në Gjirokastër ka kërcënuar se do të bllokojnë rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Shkaku i protestave është vendosja e tabelave, jo vetëm në shqip, por dhe në gjuhën greke në rrugët kryesore ku banojnë shtetas me kombësi greke.
“Ne ktë e bazojmë në Konventën në Kuadër të Këshillit të Evropës, që ju e dini shumë mirë, që edhe shq, edhe qeveria shqiptare në vitin një mijë e nëntë qind e nëdhjetë e nëntë e ka firmosur. Kjo është një e drejtë legjitime, një e drejtë legjitime e minoritetit etnik grek dhe presim një reagim nga qeveria dhe pas reagimit, dhe po s’u bë reagimi, ne do kalojmë në mënyra të tjera.”
Kto protesta mbështeten dhe nga kryesia e kësaj partie në Tiranë, madje deputeti i PBDNJ-ës, Ligoraq Karamelo, shton kërkesat duke paralajmëruar dhe përshkallëzimin e protestave në rast se qeveria shqiptare nuk i zbaton premtimet.
Ligoraq Karamelo: “Problemet janë edhe më të thella, sepse në kërkojmë, në kuadër të zbatimit të kësaj konvente, edhe përdorimin e gjuhës në administratën lokale përdorimin e shkollave, e avokatëve, e mbrojtjes së të të dënuarve në gjuhën e vet, jo vetëm në minoritetin grek, por në të gjitha minortitet në Shqipëri, kërkesa kto të domosdoshme, ë-ë, që kërkojnë padyshim një impenjim të qeverisë Shqiptare. Kemi maarrë një farë premtimi nga ana e tyre për ngritjen e një ë komiteti për minoritete, por më duket se është thjeshtë për të, për të përmbylllur, për të, për të përligjur, si të thuash kto, kto pretendimet tona dhe jo për të zgjidhur problemet, prandaj kërkojmë me insistim që kjo situatë duhet pajetër të zgjidhet sa më shpejt dhe me efektivitet.” /tvklan.al