Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Socialiste nuk e ka braktisur PBDNJ, krahas drejtuesve të lartë të socialdemokratëve dhe aleancistëve, do të vizitojë selinë rozë edhe kryetari i PBDNJ, Vasil Melo. Melo e ka konfirmuar ftesën e socialistëve, për të diskutuar për aleancat parazgjedhore dhe listat e kandidatëve të përbashkët. Në lidhje me partinë e Melos, sekretari organizativ i PS Petro Koçi shprehet:

Petro Koçi:- “Ne jemi të hapur për të biseduar me të gjithë partnerët politik në Shqipëri dhe mendojmë që dhe PBDNJ, mund të jetë një partner serioz, jo vetëm për bisedime, por edhe për t’u investuar bashkërisht në zgjedhje”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame