Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pamje mbulim – Partia e Ballit Kombëtar dhe kryetari i saj Shpëtim Rroqi kanë hapur fushatën në qytetin e Lezhës. Nën sloganin “Bashkohuni me ne”, PBK ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar bashkie Kastriot Kodhelin.

Shpëtim Rroqi:- “Se Kastriot Kodheli me juve bashkë mund t’i ndërrojë faqen Lezhës. Dikur qorrit i thanë a do sy, ju përballë do të keni tre kandidatë, shikoni dhe votoni, por të jeni të sigurt që më i miri prej tyre është Kastriot Kodheli. Ai nuk di të gënjejë, ai nuk di të vjedhë që nesër do të ndryshojmë, si do të ndryshohet gjithë Shqipëria”./tvklan.al