“I është mohuar ndihma të dëmtuarve të vërtetë”
Realiteti që demokratet servirin për procesin e rindërtimit është katërcipërisht i ndryshëm nga i qeverisë.
Sipas selisë blu ky proces është selektiv dhe përjashtues për ata që vërtetë janë prekur rëndë nga 2 tërmetet e vitit të shkuar.
Zëdhënësja e PD ka bërë publike dëshminë e Shaqir Kasmit, banor i njësisë 8 në Tiranë. Ai thotë se i është mohuar ndihma për shkak të pamundësisë që ka patur për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm në një kohë që ka qenë i shtruar në spital ku i është nënshtruar një operacioni shumë të rëndë.
Dëmtimet e shkaktuara në 21 Shtator sipas tij janë konstatuar nga inxhinier të bashkisë, por në dokumentin që i është dhënë zyrtarisht shtëpia cilësohet e padëmtuar.
Tv Klan