Partia Demokratike i bëri thirrje Kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj të ndalë zbatimin e planit, në territorin pas stadiumit “Qemal Stafa”.

Këshilltarët e djathtë thonë se, Veliaj kërkon ta kthejë në sheh për kulla betoni këtë hapësirë, të parashikuar nga Basha për t’u kthyer në lulishte.

Sipas demokratëve, pas projektit të Kryebashkiakut Veliaj fshihen interesa për t’ia dhënë këtë zonë në qendër të Tiranës, “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe bandës së Emiljano Shullazit.

Tv Klan