Gert Bogdani: “Dje kryeatri i PS njëkohësisht dhe censurues i Shqipërisë dhe armik i egër i korridorit të shqiptarëve Durrës-Kukës-Morinë urdhëroj telebelinden të censuruar lajmin e vizitës në korridorin e shqiptarëve jo vetëm të ministrit të punëve publike të Shqipërisë, por edhe 4 ministrave të qeverisë së Kosovës. Me këtë akt të shëmtuar dhe primitiv zoti Rama vazhdon të faktojë intolerancën tij të plotë ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së informacionit, diktatin e tij ndaj mediave deri në censurë të plotë. PD duke dënuar këtë akt të ulët të zotit Rama shpreh njëkohësisht keqardhjen e madhe se si një televizion privat kombëtar arrin në censurë të plotë për interesa familjare të drejtorit të informacionit të tij. PD i bën thirrje zotit Rama të mos ketë frikë, të mos ketë frikë që Shqipëria po ndryshon.”/tvklan.al