Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se paraqiti si sukses në vitin 2020 një aparat kobalti, që sipas saj ishte nxjerrë nga përdormi për arsye të rrezatimit të dëmshëm nga shëndetësia botërore.
“Edi Rama, megjithatë, nuk ndalet në propagandimin e së keqes. Ishte vetë kryeministri që, në vitin 2020 e paraqiste si sukses blerjen e aparaturës së kobaltit, që nuk u vu në punë kurrë. Jo vetëm kaq, por që helmoi me rreze radioaktive kush e di sa pacientë dhe punonjës spitalorë”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo.
Tv Klan