Çështja e gjinive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kthye në një problem për Floriana Garon. Gjatë emisionit “Opinion”, ajo u shpreh se kjo gjë e ka shqetësuar shumë. Madje axhenda e më shumë gjinive, sipas saj po shtyhej edhe nëpër kurrikula te fëmijët.
“Ka një problem real që ka qenë në SHBA që më ka shqetësuar shumë. Shumë më ka shqetësuar. Më ka shqetësuar jo vetëm mua, edhe miqtë e mi sidomos nëpër qendra të mëdha urbane si Nju Jorku, metropole e të tjera, ku kjo axhendë po shtyhej me shumë qëllim edhe tek fëmijët e vegjël. Fëmijët e vegjël kishin kurrikula për këtë gjë se si t’i përfshijmë transseksualët, si të jesh transseksual është OK”, tha Garo./tvklan.al