Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Forcat politike të spektrit të djathtë në Elbasan kanë kërkuar zgjidhje urgjente të disa problemeve shqetësuese me të cilat po përballet popullsia e katër rretheve të prefekturës. Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan Aurel Bylykbashi, në emër të 36 këshilltarëve të djathtë të qarkut, ka kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të furnizimit me energji të popullsisë së qarkut, që sipas tij javët e fundit është zhytur në një terr të paparë.
Në rast të mos zgjidhjes së këtij problemi, Blykbashki ka kërcënuar me bllokim të rrugës nacionale dhe me rrethim të dy nënstacioneve elektrike. Lidhur me rrugën Elbasan-Tiranë, Bylykbashi ka pohuar, se zvarritja e ndërtimit të rrugës bëhet për shkak të zhvillimit të tenderit nga i cili do të përfitojnë pushtetarët e sotëm.
Bylykbashi i ka kërkuar policisë që të lejojë automjetet e tij të shkojnë të rregullojnë rrugën gratis. Edhe kryetari i bashkisë Librazhd Shaqir Kuka, ka akuzuar qeverinë se po zvarrit ndërtimin e aksit rrugor Elbasan-Librazhd./tvklan.al