“Ortakët e kompanisë italiane nën akuzë”
Partia Demokratike tha sot se Bashkia e Tiranës mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane, Ndrageta përmes kompanisë Eco Tirana që ka tenderin e pastrimit të një pjesë të kryeqytetit.
Sipas zëdhënëses së selisë blu, Ina Zhupa, ortakët italianë të kompanisë që sipas saj janë miq të Veliajt dhe Ramës, janë vendosur nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.
Zhupa thotë se ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është ortake me 49% e aksioneve në kompaninë e pastrimit të kryeqytetit, Eco Tirana.
Selia blu thotë se Rama dhe Veliaj duhet të hetohen nga SPAK për lidhjet e mundshme me aferën mafioze të plehrave dhe pastrimit të parave të mafias italiane me kompaninë publike EcoTirana.
Tv Klan