Ilir Rusmali: “Kryetari i Partisë Socialiste zoti Rama, është përpjekur që të bëjë një lidhje, të bëjë një binjakëzim midis nevojës për dialog politik dhe kërcënimit për protesta. Kryetari i Partisë Socialiste në një interpretim të mbrapshtë me vullnet të sëmurë të mesazhit që na vjen nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës po përpiqet përditë me kërcënim dhe me keqinterpretim të lidhë bojkotin si i mbështetur në rezolutën e Asamblesë Parlamentare. Mesazhi që jep kjo rezolutë është mesazh antibojkot nuk është mesazh mbështetje ndaj bojkotit, nuk është mesazh mbështetje ndaj kërcënimit në protesta siç po përpiqet përditë ta paraqesë kryetari i Partisë Socialiste në vullnetin e tij të sëmurë për të mos pranuar zgjidhjen e situatës, për të mos pranuar mesazhin që na vjen nga Evropa.”/tvklan.al