Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Demokratike ka heshtur sot ndaj raportit të ambasadorit Ahrens mbajtur në këshillin e përhershëm të OSBE-së. Por PD ka përshëndetur konkluzionet e rezolutës të Parlamentit Europian mbi planin e veprimit për Shqipërinë, si një dokument i rëndësishëm, që bazohet me një analizë realiste të situatës politike në vend.
Sipas krerëve demokratë në këtë rezolutë nënvizohet se mungesa e qeverisjes në vend, e ka bazën tek mungesa e stabilitetit politik, dobësimi dhe antagonizmi violent i sistemit të partive, të një funksionim i keq i Kushtetutës dhe mos respektimi i ligjeve tek kaosi administrativ, dhe mbizotërimi i kriminalitetit. Sekretari i marrëdhënieve me jashtë në PD Besnik Mustafaji, rreth këtij raporti të OSBE tha, se PD nuk ka marrë asnjë deklaratë zyrtare nga OSBE./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego