Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Partia Demokratike nuk do ti deponoj të dhënat e saj për skandalin e vjedhjes së thesarit në prokurori, pasi ky organ hetimor s’ka asnjë garanci të bëjë transparencën e këtij procesi. Kështu ka deklaruar nënkryetari demokrat Gjana një ditë pas ftesës së kryeministrit Meta në parlament. Sipas Gjanës pushtetarët po zhdukin dokumentat për thesarin.
Jemin Gjana, nënkryetar i PD:- “Është e pamundur dhe nuk asnjë garanci, që të dhënat tona të bëhen pjesë e hetimeve serioze, sepse në qoftë se e ndiqni në mënyrë kronologjike atë çfarë ka bërë prokuroria dhe atë çfarë ajo ka deklaruar pas kontrolleve dhe inventarizimeve që kanë bërë, keni për të vënë re që siç ka thënë njëherë nuk ka thënë njëherë tjetër. Mua më është shtruar edhe pyetja se përse nuk insistoni për të ngritur një komision parlamentar. Por sepse institucionet e këtij shteti nuk të japin mundësi që të bësh transparencë. Ju e dini mirë që deputetëve të opozitës shteti nuk ju vuri në dorë kopjen paralele të ligjit, jo më do ti vërë në dorë dokumentacione që ka të bëjë me vjedhjen e floririt”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame