Edhe pse nuk i kanë dhënë dorën e fundit, demokratët kanë prezantuar programin ekonomik me të cilin do të kërkojnë votat për të qeverisur në parlamentaret e vitit të ardhshëm. I mbështetur në 6 shtylla, ky dokument propozon ndër të tjera ulje të taksave, rritje të pagave, reformë në financat publike, qeverisje më të vogël, rritje të punësimit.

Sali Berisha, që u bë pjesë e prezantimin virtualisht, premton se kur të vijë në pushtet do të ketë ulje të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, që aktualisht është 20 %. Berisha pranon se Turizmi ka njohur rritje gjatë qeverisjes socialiste, por sipas tij shifrat e vizitorëve nuk përputhen me netët e qëndrimit në vendin tonë.

Një tjetër propozim i demokratëve është rikthimi i taksës së sheshtë, 10 përqind tatim mbi të ardhurat nga puna, zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, si dhe heqje të taksës mbi karburantet.

Tv Klan