Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Demokratike ka lëshuar sot alarmin për rrezikun e kufijve shqiptar nga agresioni serb. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike u shpreh Minarolli në konferencën e sotme për shtyp i hap rrugë Beogradit për veprime të mëtejshme ndaj territorit shqiptar.
Sipas tij qeveria duhet të konsiderojë sulmet serbe një tronditje tepër e fortë që i kanoset vendit. Demokratët kanë kërkuar forcimet e masave mbrojtëse në kufijtë verilindorë duke përfshirë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, dërgimin e trupave ushtarake si dhe armatojsjene popullsisë së këtyre zonave.
Në këto momente krijimi i një qeverie me bazë të gjerë theksoi Minarolli do të mund të përballej me rrezikun që i kanosej vendit. Në rast se do të krijohej një qeveri e tillë PD do të shkoj në parlament për ti dhënë votëbesimin./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego