Partia Demokratike ka akuzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se po përdor standard të dyfishtë për të mbajtur Donika Prelën në sistemin e drejtësisë.
Opozita, thotë se Prokurorja e Krimeve të Rënda dyshohet jo vetëm për pastrim parash, por edhe për konflikt interesi në blerjen e disa apartamenteve.
Sipas demokratëve KPK-ja duhet të shkarkojë dhe jo të mbrojë, Donika Prelën.
Roli i viktimës me padinë e Korrikut nga bashkëshorti i saj kundër firmës ku ka punuar në të zezë, thotë opozita është mashtrim dhe nuk ka vlerë ligjore.
Tv Klan