Demokratët zyrtarizuan emrat e kandidatëve me të cilët Sali Berisha synon t’i risjellë në pushtet pas 12 vitesh qëndrimi në opozitë. Ka qenë kryesia e Partisë Demokratike e më pas Këshilli Kombëtar i kësaj force politike që vulosi 46 emrat në listën e mbyllur dhe 140 të tjerë në atë të hapur, ku secili duhet të marrë sa më shumë vota për të qënë fitues.
Në Qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në listë të mbyllur do jenë 12 kandidatë, ku 4 vende i janë lënë aleatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Lista e sigurtë e këtij qarku e kryeson me kreun e opozitës Sali Berisha, e pas tij vijnë Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këllici, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri, kryerepublikani Fatmir Mediu, Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë, Klevis Balliu dhe përfundon me dy aleatët, Mesila Doda e PDIU-së dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë.
Por ajo që surprizoi në listën e mbyllur të këtij qarku ishte lënia jashtë e deputetes Jorida Tabaku, të cilës lidershipi demokrat i ka besuar kryesimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe Komisionin për çështjet europiane. Ndërkohë Tabaku doli gjatë garës së primareve edhe gruaja më e votuara.
Dhurata Çupi është një tjetër deputete e parlamentit që nuk u përfshi në listën e mbyllur, sikundër edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kavajës që doli i pari në primaret për qarkun e Tiranës.
Ndryshe nga dy deputetet Tabaku e Çupi që do të jenë në listën e hapur, Hysen Kadiu që u la jashtë një mandate të sigurtë për të qenë deputet është tërhequr nga gara.
Në listë të hapur në këtë qark pritet të garojnë edhe ish-presidenti Ilir Meta, Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Asllan Dogjani, Ilir Alimehmeti, Salvador Kaçaj, Myslym Murrizi, Sali Shehu, Ilda Zhulali.
LISTA E HAPUR TIRANË
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Ilir Meta
Ethem Aga
Ilir Alimehmeti
Erisa Bajaziti
Kreshnik Çollaku
Rivelino Çuno
Eduart Çaça (diaspora)
Petrit Doda
Asllan Dogjani
Mhill Gecaj
Petrit Gjorgji aleat
Altin Goxhaj aleat
Mimoza Hajdarmataj
Edit Harxhi
Arjan Hoxha
Lisandër Hoxha
Lorenca Hoxha
Rudin Avdiu
Jurgia Ilirjani
Shpëtim Idrizi
Albia Elezi aleat
Salvador Kaçaj
Adriana Kalaja
Arnold Kariqi
Akil Kraja
Besim Kuka
Pranvera Kurpalaj
Grigels Muçollari
Myslym Murrizi
Jonathan Pano
Artur Roshi
Sali Shehu
Lili Sula
Ilda Zhulali
Xhulia Xheka
Lista e mbyllur në qarkun e Durrësit do të krysohet nga drejtuesi politik, njëherazi nënkryetar i demokratëve Oerd Bylykbashi. Risi në këtë listë është rikthimi i dy ish-deputeteve, Gent Strazimiri dhe Igli Cara. Manjola Luku është një tjetër emër grua, ndërsa një vend i është lënë edhe Artan Lukut, që përfaqëson Partinë Agrare Ambjentaliste. Në listën e hapur të këtij qarku në sy bie edhe emri i deputetes Andia Ulliri
LISTA E HAPUR QARKU DURRES
Anida Ulliri
Edlira Harizi
Skender Dika
Jola Hysaj
Aulon Kalaja
Ilirjana Kuçana
Arian Ndoji
Ilir Haznedari
Emri Vata
Shyqyri Myrtollari
Petro Vokopola
Viola Kapedani
Pellumb Shullazi
Adriatik Hoxha
Në qarkun e Fierit lista mbyllet me 5 emra të sigurtë, ku një vend i është lënë aleatëve. Gazment Bardhi drejtuesi politik kryeson përfaqësimin, pas tij vjen deputeti Luan Baçi, Brunilda Haxhiu e partisë së lirisë, Eduart Sharka e në fund mbyllet me Sajmir Koreshin.
Lista e mbyllur e qarkut të Korçës përfaqësohet me Ivi Kason, Ledina Aliollin dhe Bledion Nallbatin.
Në Elbasan një prej 5 emrave në listën e mbyllur I është dhënë aleatëve. Ky qark përfaqësohet me Tomor Alizotin, Edmond Haxhinaston nga rradhët e Partisë së Lirisë, Klodjana Çapjan, Blendi Himçin dhe Aurel Bylykbashin. Deputeti Dashnor Sula, i cili se fshehu pakënaqësinë që në orët e para të së mërkurës nuk është pjesë e listave të hapura.
LISTA E HAPUR ELBASAN
Ilirjan Alliu
Dritan Cani
Lumturi Hasa
Mustafa Pasha
Renato Kumria
Gani Cani
Lindita Kullolli
Dritan Pitarja
Elior Lila
Alesia Balliu
Qamil Boja
Armaldo Kllogjeri
Dashamir Xhika (PL)
Alis Narazani
Qarku i Kukësit dhe ai i Gjirokastrës do të përfaqësohen në listë të mbyllur vetëm me drejtuesit politikë, Flamur Hoxha dhe Tritan Shehu.
Lista e hapur Kukës
Isuf Çela
Shkëlqim Shehu
Elvira Peka
Në Lezhë në dy vendet e sigurta janë deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti.
Në qarkun e Vlorës, mes 4 vendeve të sigurta, Sali Berisha i ka lënë një përfaqësim në listat e mbyllura aleatit të tij, kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule. Pjesë e përfaqësimit janë dy deputetët Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa si dhe kandidati Atird Hoxha.Ajo që bie në sy në listën e hapur është edhe përfshirja e ish-kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
LISTA E HAPUR VLORË
Alda Haluci
Matilda Qyrku
Nada Daullja Meçorapaj
Liljana Elmazi
Lorenc Banaj
Edmond Fetahu
Skender Muço
Darjo Runaj
Ritvan Mezini
Romario Meminaj
Petro Gjikuria
Artan Liçaj PAA
Qarku i Dibrës në listën e mbyllur ka deputetin Xhelal Mziu dhe Denisa Vatën, ndërsa në listën e hapur bie në sy emri i Xhemal Gjunkshit, Përparim Spahisë dhe Shpend Ndreut nga diaspora.
LISTA E HAPUR DIBËR
Basir Çollaku
Alketa Agolli
Xhemal Gjunkshi
Perparim Spahia
Shpend Ndreu (diaspora)
Lista e sigurtë në Qarkun e Shkodrës kryeson me nënkryetarin e demokratëve Luçiano Boçi. Pjesë e saj janë deputetët Greta Bardeli dhe Ramadan Likaj, ndërsa i katërti renditet Kliti Hoti. Në listën e hapur në sy bie emri i ish-kryetarit të bashkisë Bardh Spahia si dhe pesë vende u janë lënë aleatëve.
LISTA E HAPUR SHKODER
Bardh Spahia
Lodovik Hasani
Gent Ndoj
Tedi Kopliku
Gloria Shllaku
Ndoc Ashta
Senada Mehmeti FRPD
Arben Lusha PR
Matilda Matija PA
Liljan Idrizi PDIU
Elmira Ndrevashaj LSI
Dy vendet e sigurta në listën e qarkut të Beratit janë ai i drejtuesit politik Eno Bozdo dhe Zija Ismailit.
Pavarësisht se disa prej kandidatëve dolën fitues në primare shumë prej tyre mbetën jashtë listave të sigurta, e të tjerë u tërhoqën nga gara për të qenë në pjesën e mbyllur të listave duke shprehur pakënaqësi për hartimin e tyre.
Tv Klan