Protesta e 23 dhjetorit ishte në fokusin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku merrte pjesë fizikisht pas rreth 11 muajsh edhe kryedemokrati Sali Berisha. Para anëtarëve të Këshillit , Berisha deklaroi se protesta do të fillojë në orën 17:00, ndërsa u kërkoi mobilizim maksimal të gjitha strukturave.

Nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për të cilët tha se po përdorin drejtësinë për të sulmuar njëri-tjetrin.

Përveç mosbindjes civile, Berisha kërkoi që strukturat të përgatisin grupet e punës për zgjedhjet e ardhshme.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, pritet që kryedemokrati Berisha të nisi turin e takimeve në të gjithë vendin dhe më pas edhe me diasporën.

Klan News