“Dua atë që më takon, të më japin lekët të filloj punimet”
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast, ku sipas tyre, abuzohet me dëmshpërblimin që i takon qytetarëve për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Kësaj here, përfaqësuesi i selisë blu, Dorian Teliti, u ndal në Shijak tek banesa e Shpëtim Dollakut. Ky i fundit pretendon se askush nga bashkia nuk i ka ardhur për ta ndihmuar.
Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.
Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kemi marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shihe. Muret mbajtës janë… fle me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.
Dorian Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qenë se ta kanë vlerësuar?
Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.
Dorian Teliti: Pavarësisht se të takojnë…
Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota./tvklan.al