Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal, që sipas
saj provon manipulimin e votimeve në 30 Qershor. Sekretari i PërgjithshëmGazment Bardhi akuzoi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se ka lejuar në Bashkinëe Vaut të Dejës zhvillimin e procesit me fletë votimi të falsifikuara, teksapublikoi një dokument të doganës së Hanit të Hotit ku sipas tij tregohet sefletët e votimit ndodheshin ende në pikën doganore, një orë pasi ishin hapurqendrat e votimit.“Dokumenti i doganës tregon se fletët e votimit kanë qenë në doganë në orën 7.58 të së dielës, ndërsa votimet kanë nisur në orën 7.00. Duke qenë se materialet zgjedhore u dogjën, KQZ vendosi në 28 Qershor nxjerrjen jashtë përdorimit të të gjitha fletëve të votimit, rreth 40 mijë të tilla, të të gjitha materialeve të tjera zgjedhore, përfshirë lista, vula etj. I gjithë dokumentacioni zyrtar mbi këtë çështje, fakton një skandal të jashtëzakonshëm, një proces privat dhe kriminal të kryer nga KQZ në bashkëpunim me KZAZ e Vaut të Dejës, për të cilën Prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimet penale”.
Demokratët thonë se paligjshmëria është thelluar edhe më
tej me përbërjen e KZAZ-së.“Anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak”.
Selia blu thotë se për këtë skandal elektoral, Prokuroria do të duhet të kishte nisur hetimet dhe se shkelësit e ligjit duhet të vihen përpara drejtësisë.
Tv Klan