Sali Berisha: “Unë e konsideroj këtë një ditë shumë të rëndësishme kur së bashku me zotin Ceka për shkak të vlerave të mëdha programore që na bashkojnë, për shkak të trashëgimisë së pashlyer që ne kemi në momentet më të rëndësishme të pluralizmit, të vizionit të përbashkët që ndajmë, ne firmosim këtë marrëveshje. Me marrëveshjen që firmosëm përcakton horizonte të reja, përcakton fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 28 qershorit, qeverisjen e përbashkët në mandatin e dytë.”