Opozita përsëriti kërkesën e saj në adresë të Prokurorisë për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili sipas demokratëve ka bashkëpunaur me bandën e “Avdulajve”.
Deputeti Flamur Noka duke iu referuar një pjese të përgjimit në dosjen “339”, tha se provohet që Dako ka patur lidhje me bandën e Avdylajve jo vetëm në fushatë elektorale, por edhe më herët.
Përgjimi i bërë në Shkurt të vitit 2017, ku Dako sipas demokratëve rezulton i regjistruar në një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, i njohur me nofkën “Niçe” nxjerr në pah marrëdhënien e ngushtë të Kryebashkiakut të Durrësit me numrin dy të bandës së Avdylajve.
Tv Klan