Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partia Demokratike refuzoi shqyrtimin në parim të projektligjit për verifikimin, identifikimin e shtetasve nga njësitë e qeverisjes vendore. Drafti i hartuar nga ekspertët e OSBE-së dhe i mbështetur nga ligjvënësit socialistë, nuk mund të diskutohet sipas deputetëve demokratë pa rënë më parë dakord komisioni dypalësh për KQZ.

Fatos Beja: “Listat, përgjegjëse është qeveria tërësisht dhe kurrkush se ka ndaluar qeverinë, se ka ligj për adresat, ka ligj për regjistrimin e gjendjes civile, ka ligj për të gjitha, për regjistrimin e popullsisë, të gjitha s’i ka zbatuar, i ka bërë lëmsh listat dhe tani do t’i bëjë lëmsh përsëri dhe do t’i bëjë vetë, ky është problemi dhe ne s’mund të jemi dakord të diskutojmë për to variante që keni ju. Hajt t’a diskutojmë në komision bipartizan, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të shikojmë, të ecim më tutje të bëhet ajo që duhet. Faktikisht ekspertët na sollën disa variante për KQZ, juve i hodhët të tëra poshtë.”

Spartak Braho: “Meqenëse komisioni i ligjeve praktikisht nuk ka mundësi të zhvillojë punimet, sepse pas kësaj ju 8 vetë mbeteni.”

Kryetari Elmaz Sherifi i cilësoi deputetët e LSI, pjesë të lëvizjes për bllokimin e reformës zgjedhore. Sipas tij, me nënkryetarin demokrat Beja, ishte rënë dakord 10 ditë para për shqyrtimin e projektligjit, meqenëse afati për miratimin e tij përfundon në 30 Janar./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj