“Pajisjet anti-COVID u blenë 3 herë më shtrenjtë”
Demokratët kanë vijuar akuzat ndaj qeverisë se ka blerë pajisje anti-COVID me vlerë 3 herë më të lartë përmes një tenderi korruptiv, duke e çuar në 3 milionë Euro vlerën e tij.
Selia blu i kërkon qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të mos heshtë, por të sqarojë qytetarët për këtë aferë sipas saj të klaneve brenda qeverisë.
Sipas Partisë Demokratike 1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë, pasi qeveria skualifikoi ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion Euro.
Opozita thotë se paratë e shpenzuara mund të ishin blerë pajisje mbrojtëse të paktën edhe për 3 spitale të tjerë rajonalë.
Tv Klan