Basha: Rama premtoi shëndetësi falas, por dështoi
Demokratët sollën dëshminë e një çifti pensionistësh nga Tirana, të cilët thanë se për t’u kuruar nga Covid-19 janë detyruar të marrin 5 milion lekë borxh, pasi nuk patën asnjë mbështetje nga qeveria.
Qazim Noka: Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.
Oriola Pampuri: Ndërkohë sa ju kushtojnë ilaçet që keni marrë ju dhe për zonjën për COVID-in?
Qazim Noka: Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.
Oriola Pampuri: Sa? Pesë?
Hazbie Noka: 5 milionë lekë.
Oriola Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?
Qazim Noka: Për Zotin borxh.
Për opozitën ka vetëm një përgjegjës dhe ai është Kryeminsitri Rama. Përmes një videoje edhe Lulzim Basha akuzoi kreun e qeverisë se ka braktisur qytetarët, dukë gënjyer për shëndetësi falas. Sipas Bashës shëndetësia eshtë në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon. Kreu i opozitës thotë se Rama është dështim dhe duhet të largohet sa më parë.
Tv Klan