Ndërkohë që kryeministri fliste për rindërtimin në një bashkëbisedim me gazetarët, PD reagoi përmes përfaqësuesit të saj, Dorian Teliti, duke e konsideruar atë një dështim.
“Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve”, shkruan Teliti.
Ai thotë se pas 1 viti nga tërmeti Rama ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi, nga 3389 të dëmtuara. Ai shkruan se në Thumanë nuk është ndërtuar asnjë shtëpi.
“Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.
Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti”, shkruan Teliti./tvklan.al