5 mijë m2 hapësirë i jepet për ndërtim godinës së re të Tatimeve tek” 5 maji”
Bashkia e Tiranës është vënë sërish në qendër të akuzave lidhur me programin e rindërtimit.
Demokratët thonë se në shkelje flagrante të ligjit ky institucion ka miratuar një fond prej 2.4 milionë euro.
Sipas Partisë Demokratike në këtë zonë janë tenderuar banesa për të pastrehët me vlerë 52 milion euro dhe nga 12 godina që do të ndërtohen, ajo e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të zërë një sipërfaqe rreth 5 mijë m2 nga hapësira ku duhet të ishin ngritur banesa për të prekurit nga tërmeti.
Tv Klan