“Qeveria braktisi shqiptarët në fatkeqësi”
Nga Lezha ku panë nga afër disa banorë, shtëpitë e të cilëve u përmbytën nga reshjet e shiut, përfaqësues të opozitës bënë përgjegjëse qeverinë se ka braktisur qytetarët.
“Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë. Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë”, tha ish-deputetja Lindita Metaliaj.
Këto ditë qenë tepër të vështira edhe për këtë kryefamiljare me 7 fëmijë në Mamurras, e cila prej 14 muajsh jeton në çadër pas prishjes së shtëpisë nga tërmeti.
“Ministri i Rindërtimit të mos hante darka në Dubai, pot të bënte shtëpitë”, u shpreh Belind Këlliçi gjatë bashkëbisedimit me banorët.
Pas 25 Prillit, opozita thotë se gjendja e shqiptarëve do të ndryshojë, pasi me votën e tyre ata do të zgjedhin një qeveri që nuk bën propagandë, por punon për njërëzit.
Tv Klan